Një i vdekur dhe pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Arllat-Malishevë

Një person ka vdekur, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar në një aksident që ka ndodhur në rrugën Arllat – Malishevë.
Rastin për RTV21 e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje.
“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Arllat – Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete, të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë  persona, një prej tyre nuk kanë arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka njoftuar Ahmeti.
Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor./21Media

Back to top button