Arrestohen dy personat e dyshuar për grabitje të armatosur në një dyqan

 
Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy personat e dyshuar për një grabitje të armatosur në një market në rrugën “Gazmend Zajmi”.
“Sot, rreth orës 13:00, është raportuar për një grabitje e cila ka ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar janë grabitë një shumë parash në një market. Ka qenë reagimi i shpejtë, i Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës ai që ka mundësuar, identifiikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar, si dhe sekuestrimin e një arme”, bëhet e ditur në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Personat e dyshuar, A.K (37) dhe B.N (35), të cilët dyshohet të jenë të përfshirë edhe në së paku dy raste të tjera të natyrës së njëjtë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar më mbajtje./21Media

Back to top button