Locatelli ia siguron fitoren e vonshme Juventusit në derbi me Torinon

 
Juventusi ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Serie-A duke e fituar derbin lokal me Torinon në kuadër të javës së shtatë të kampionatit italian.
Në stadiumin “Olimpico” u zhvillua një derbi i zjarrtë, i cili u vendos vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.
Fitoren e “Zonjës së Vjetër” e siguroi mesfushori Manuele Locatelli, i cili e tundi rrjetën e Torinos në minutën e 86’ të sfidës.
Kjo e ngrit Juventusin në vendin e tetë me 11 pikë, kurse Torino mbetet në pozitën e 11 me tetë pikë.

Back to top button