Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Deçan

 

Janë arrestuar dy persona nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Vjedhje e rëndë”, në rajonin e Deçanit, bëhet e ditur nga një komunikatë e lëshuar nga Policia e Kosovës.

Pas një punë operative-hetimore, policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj dy të dyshuarit të cilët që nga data 10 maj, kanë kryer disa vjedhje në këtë qytet.

Gjatë intervistimit, të dyshuarit kanë pranuar se kanë kryer edhe të tjera vjedhje, pos atyre me të cilat ngarkohen.

Në bashkëpunim më prokurorin, disa nga gjërat e vjedhura janë sekuestruar si dëshmi materiale dhe me vendim të po të njëjtit, të dyshuarëve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve./21Media

Back to top button