Nagavci reagon për sulimin ndaj të miturës

 

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas ngacmimit seksual ndaj të mitures në afërsi të një shkolle në Prishtinë. Ajo ka deklaruar se janë angazhuar për adresimin dhe parandalimin e dhunës dhe pasojave të saj.

Nagavci ka thënë se në aspektin e përgjegjësisë do të marrin masat institucionale, “duke synuar që të forcojmë edukimin e fëmijëve, krijimin e ambienteve të sigurta që mbështesin shëndetin dhe zhvillimin e fëmijëve”.

Tutje Nagavci ka ftuar tё gjitha organet pёrgjegjёse qё tё ndёrmarrin tё gjitha masat ligjore pёr trajtimin e rastit me kompetencё dhe profesionalizёm tё lartё.

“Vlerёsoj çdo punё tё pёrbashkёt dhe angazhim afatgjatё pёr vetёdijesim dhe krijimin e hapёsirave tё sigurta publike, sidomos pёr vajza! Pёr pjesёn e pёrgjegjёsisё dhe detyrimeve tё shёrbimeve arsimore, ne do tё marrim masat tona institucionale, duke synuar qё tё forcojmё edukimin e fёmijёve, krijimin e ambienteve tё sigurta qё mbёshtesin shёndetin dhe zhvillimin e fёmijёve tanё! Po ashtu, tё rrisim ndjenjёn e pёrgjegjёsisё dhe llogari-dhёnien”, ka shkruar ajo në Facebook.

Për rastin në fjalë a reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani, duke bërë thirrje që të edukohen djemtë.

Kolektivi për Mendim Kritik dhe Veprimi Feminist ka njoftuar se sot nga ora 12:00 do mbahet protestë para protestë para Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për sigurinë e vajzave në shkolla./21Media 

Back to top button