Arrestohen dy të mitur të armatosur “deri në dhëmbë”

Policia ka arrestuar dy të mitur në Skenderaj pasi dyshohen për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas policisë, arrestimi i dy të miturve është realizuar pasi tek te të njëjtit gjatë kontrolleve të detajuara u janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tetë fishekë dhe një thikë.

“Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më tej, bëhet e ditur se ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./21Media

Back to top button