Arrestohen dy zyrtarë serb të ATK-së

Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë serb të Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), nën akuza të kontrabandës së barnave.

ATK ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform kornizave ligjore, ku edhe dy të dyshuarit janë pezulluar nga puna deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

“Veprimet e tilla që dëmtojnë integritetin e Administratës Tatimore duhet të luftohen pa kompromis, duke siguruar drejtësi dhe përgjegjësi për të ruajtur besimin në institucionet qeveritare”, thuhet në njoftimin e ATK-së për media./21Media

Back to top button