Arrestohen hajnat e atleteve para hyrjes së banesës

Dy persona janë arrestuar pasi dyshimeve se të njëjtit kanë vjedhur atlete para hyrjes së një banese në Fushë Kosovë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i Shqipërisë për shkak të dyshimit se ia kanë vjedhur të mbathurat – atletet ankuesit mashkull kosovar të cilat kishin qenë para hyrjes në banesën e ankuesit”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.
Pasi intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuari janë dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button