Suspendohen dy zyrtarë të policisë kufitare, njëri me gradën major

Inspektorati Policor i Kosovës rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë të policisë kufitare, pasiqë dyshohet për “Keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Me rekomandimin e IPK-së janë suspenduar dy zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare në Lindje (njëri nga ta me gradën major).
IPK thotë se bazuar në veprimet hetimore që janë ndërmarrë deri më tani, zyrtarët policorë kanë qenë të përfshirë në një plan operativ dhe gjatë realizimit të këtij plani operativ dyshohet për lëshime nga zyrtarët përgjegjës.
“Mbi bazën e të gjitha këtyre dyshimeve, është informuar prokurori i çështjes dhe me autorizim të tij janë ndërmarr veprime të nevojshme lidhur me zbardhjen e rrethanave të rastit dhe janë intervistuar 5 zyrtarë policorë të përfshirë në këtë çështje me dyshimin për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Lidhur me këtë rast me rekomandim të IPK-së janë suspenduar dy zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale Kufitare në Lindje (njëri nga ta me gradën major) përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast”, thuhet në njoftimin e IPK-së./21Media

Back to top button