Arrestohen “hajnat” e peletit në Lipjan

Dy persona janë arrestuar në Lipjan pasi janë ndaluar me automjetin e tyre në të cilin kishin të ngarkuar rreth 80 thasë pelet që dyshohej se janë vjedhur.
Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve kanë gjetur e konfiskuar edhe 100 thasë të tjera pelet që po ashtu dyshohet se ishin vjedhur.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Ndërsa, rasti vazhdon të hetohet./21Media

Back to top button