Kaloni te përmbajtja kryesore

Arrestohen katër persona në Ferizaj

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se në Ferizaj ka arrestuar katër persona, pasi që të njëjti janë përfshirë në një rrahje.

Sipas Policisë, në rrahje janë përdorur karrige e një thikë, si dhe, njëri nga të dyshuarit ka nxjerrë një armë.

Nga vendi i ngjarjes Policia ka sekuestruar një armë zjarri me 14 fishekë, si dhe thika e përdorur gjatë incidentit.

‘‘Të arrestuarit janë: A.I. (M/K), 48 vjeç; B.A. (M/K), 45 vjeç; F.S. (M/K), 28 vjeç; A.I. (M/K), 27 vjeç’’, njoftohet nga Policia.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button