Zyrtari i Lartë i DASH’it në Kosovë, Prattipati: Presim të kemi fundjavë të frytshme me takime e vizita

Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan, ka mbërritur tashmë në Kosovë.
Ambasada e SHBA-ve, ku është shtuar se Hanrahan është pritur nga ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë, Anu Prattipati.
Në njoftim thuhet edhe se ‘’presim me padurim një fundjavë të frytshme me takime’’.
‘‘Këtë mbrëmje, e ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, pati kënaqësinë të mirëpriste zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit, Brendan Hanrahan, në vizitën e tij të parë në Kosovë. Presim me padurim një fundjavë të frytshme me takime dhe vizita që do të theksojnë prioritetet e SHBA-së për stabilitet rajonal, siguri dhe prosperitet ekonomik’’, thuhet në njoftim.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?