Arrestohen katër persona në Obiliq
Arrestohen katër persona të dyshuar si të implikuar në një rast sulmi të ndodhur në fshatin Babimoc në komunën e Obiliqit.
Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Rasti ka ndodhur më datë 10.07.2021, rreth orës 23:30, me ç’ rast, një fjalosje dhe keqkuptim verbal i çastit, ka rezultuar me një sulm.
Polciia ka bërë të ditur se të arrestuarit janë F. I, mashkull 16 vjeç, A. SH, mashkull 18 vjeç, A. SH, mashkull 20 vjeç, B. SH, mashkull 21 vjeç.
Ndaj të njëjtëve me aktvendimin të prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orës, për tu proceduar më tej në procedurë./21Media