Pesë raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

 
Asnjë humbje jete dhe 5 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë, njofton se janë infektuar me koronavirus, 1 person në Tiranë, 1 në, Shkodër, 1 në Lezhë,  1 në Has dhe 1 në Shijak.
Aktualisht janë 86 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.
Janë shëruar 3 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,050 që nga fillimi i epidemisë./oranews

Back to top button