Arrestohen katër persona në Skenderaj

Katër persona dje janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Skenderaj. Sipas Policisë, të dyshuarit janë arrestuar përveprat penale “Vjedhje e shërbimeve ” dhe “Lëndim i lehtë trupor”.
“Dje me datë 20.07.2022, në orët e pasdites policia e Stacionit Policor Skenderaj kanë arrestuar katër (4) persona, shtetas të Republikës së Kosovës, ndaj të cilëve Gjykata Themelore në Mitrovicë dega në Skenderaj kishte lëshuar urdhëresat për veprat penale ,,Vjedhje e shërbimeve ” dhe “Lëndim i lehtë trupor””, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, pasi qe dënimi ka qene i zëvendësuar me gjobë, të njëjtit i kane paguar gjobat dhe janë liruar./21Media

Back to top button