43% e aksidenteve me fatalitet janë vetëaksidente

Numri i aksidenteve me të lënduar në Kosovë ka rënë, të paktën kështu ka bërë të ditur nënkoloneli Jeton Rexhepi në Për Ditë të Mbarë të RTV21.
Por, në bazë të statistikave të nxjerra nga Policia e Kosovës, Rexhepi ka thënë se 43% e aksidenteve me fatalitet janë vetëaksidente.
Rexhepi u bëri apel qytetarëve për kujdes dhe t’i respektojnë rregullat e trafikut rrugor.
Nënkoloneli Rexhepi shtoi se shoferët e rinj me patjetër duhet t’i dëgjojnë ligjëratat në autoshkollat përkatëse dhe të mbajnë orët e vozitjes, në mënyrë që të jenë të informuar për rregullat e trafikut rrugor./21Media

Back to top button