Arrestohen katër të mitur për përfshirje në rrahje, sekuestrohet një thikë

Katër të mitur janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasi ishin përfshirë në një rrahje në rrugën “Bedri Bajrami” në Podujevë sot gjatë ditës.
Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy nga personat e përfshirë.
“Katër personat e përfshirë në rrahje (edhe personat e lënduar pas trajtimit të nevojshëm mjekësor), janë intervistuar nga ana e policisë dhe më pas me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 24 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ndaj katër personave të dyshuar është iniciuar rast për veprën lëndim trupor, ndërkohë që njëri prej tyre ngarkohet edhe me veprën mbajtje në pronësi, kontrollë apo posedim të paautorizuar të armës, pasi që i është gjetë dhe sekuestruar një thikë./21Media

Back to top button