ShBA sanksionon njeriun e dytë më të pasur në Rusi

Shtetet e Bashkuara kanë lëvizur duke i vendosur sanksione njeriut të dytë më të pasur të Rusisë, Vladimir Potanin, raporton Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë.
Veprimi, i cili mund të vijë nesër herët, pritet të përfshijë sanksione kundër Potanin, 61 vjeç, gruas së tij, një jaht që ai zotëron dhe disa prej kompanive të tij financiare, raportoi gazeta.
Potanin është gjithashtu aksionari më i madh në MMC NorilskNickel PJSC ose Nornickel.
Megjithatë sanksionet nuk do të zbatohen për kompaninë.
Oligarku është një mbështetës kryesor i regjimit në Moskë, duke blerë Rosbank dhe aksione në Tinkoff Bank në periudhën që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusi./21Media

Back to top button