Arrestohen keqpërdoruesit e kartelave bankare

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, gjegjësisht Sektori për Hetime të Krimeve Kibernetike, pas marrjes së veprimeve hetimore dhe operacionale ka arrestuar tre persona nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit’.
Të dyshuarit, në bashkëveprim me njëri tjetrin përmes kartelave bankare të klonuara kanë blerë online mallra të ndryshme. Dëmi i shkaktuar nga këto blerje është mbi 10,000 euro.
Hetuesit policorë kanë kontrolluar një lokacion dhe në cilësinë e provave kanë sekuestruar, katër telefona mobil dhe dokumentacion relevant që dëshmon blerjen e tyre.
Me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar për mbajtje prej 48 orëve, kurse njëri është liruar në procedurë të rregullt./21Media 

Back to top button