Arrestohen personat që falsifikuan para në Gjilan
Një bankë komerciale në qytetin e Gjilanit ka raportuar se në një bankomat të kësaj banke janë deponuar para të falsifikuara në vlerë prej 100 euro. Po ashtu stacionin policor në Gjilan gjatë një periudhe të shkurtër kohore ka regjistruar edhe tri rast të tjera të falsifikimit të prasë.
Njësiti i Hetimeve ka arritur që të siguroj prova të mjaftueshme se katër të dyshuarit A.M. (2004), E.D. (2004), L.M. (2004) dhe R.D. (2002) në bashkëveprim kanë vënë në qarkullim në qytetin e Gjilanit bankënota të falsifikuara të vlerës 100 euro.
Të dyshuarit janë arrestuar dhe prokurori ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Falsifikim i parasë” dhe katër të dyshuarit të dërgohen në mbajtje për 48 orë./21Media