Arrestohen pesë persona për prostitucion në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona, dy femra shtetase braziliane dhe tre meshkuj kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim janë marrë me prostitucion.
Arrestimi i tyre është bërë të enjten rreth orës 16:00 në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatën kompetente./21Media

Back to top button