Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në muajin e dytë të mjaltit në një nga vendet e tyre të preferuara
Të sapomartuarit Jennifer Lopez dhe Ben Affleck morën fluturimin e parë direkt në një nga vendet e tyre të preferuara për të festuar fillimin e jetës së tyre të re si burrë e grua, përcjell portali rtv21.tv
Pasi shijuan një festë madhështore tre-ditore , në të cilën familja dhe miqtë panë kulmin e gati dy dekadave të pritjes për të vulosur më në fund dashurinë e tyre, zogjtë e dashuruar nuk pritën të merrnin çantat e tyre dhe me pasaportë në dorë fluturuan në një nga vendet të preferuara. : Itali.
Çifti mbërriti në liqenin e njohur dhe madhështor të Komos për të shijuar një pushim romantik dhe ‘të qetë’.
Gjatë muajit të tyre të parë të mjaltit në Paris, pas dasmës surprizë në Las Vegas, NV, Affleck dhe JLo u shoqëruan nga fëmijët e tyre adoleshentë, por këtë herë duket se fëmijët qëndruan në shtëpi për t’i lejuar porsamartuarit të kënaqeshin vetëm.
Sipas pamjeve të kapura, çifti ka ecur në heshtje të kapur për dore, kanë mbuluar me puthje dhe përkëdhelje njëri-tjetrin teksa shijonin një vakt të mirë para liqenit, madje shijuan edhe një pasdite pazari në një dyqan të vogël.
“Klientë të papritur”, ka publikuar në rrjetet e saj sociale dyqani Decio ImmagineCasa së bashku me pamjet e çiftit duke pozuar me punonjësit e tyre.
Të porsamartuarit bënë xhiron e liqenit me një varkë.
Italia është një vend i veçantë për çiftin, i cili menjëherë pasi rifilloi lidhjen e tyre në prill 2021, u kap duke ecur në Bregun e Amalfit./21Media