Arrestohen pesë persona të dyshuar për trafikim me njerëz

Policia e Kosovës ka arrestruar tre meshkuj dhe dy femra, të gjithë kosovarë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “trafikim me njerëz’’.
Si provë materiale Polcia ka konfiskuar: dy revole, një sasi të vogël të substancës që dyshohet të jetë narkotike, disa gëzhoja, dy automjete dhe dy telefona mobil.
Lidhur me këtë rast, viktima (femër) e trafikimit është intervistuar në prezencën e punëtorit të Qendrës për Punë Sociale (QPS-së), si dhe mbrojtësit të viktimave, rasti është trajtuar sipas procedurave standarde, përfshirë dërgimin në strehimoren e dedikuar për viktimat e trafikimit.
Të arrestuarit janë M.I., (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), I.M, (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar), E.Z., (viti i lindjes 1991, femër kosovare), M.Xh., (viti i lindjes 2003, femër kosovare) dhe A.B., (viti i lindjes 2004, femër kosovare).
Me aktvendim të prokurorit katër të dyshuarit e parë janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë, kurse e dyshuara A.B., do të trajtohet në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button