Arrestohen shtatë tifozë anglez para ndeshjes Gjermani-Angli

Gjithsej shtatë tifozë të Anglisë u arrestuan në Mynih të hënën në mbrëmje përpara ndeshjes së “Tre Luanëve” në Ligën e Kombeve me Gjermaninë.
Përafërsisht 4,000 tifozë anglezë kanë udhëtuar drejt Gjermanisë përpara ndeshjes të së mërkurës në Ligën A të Grupit 3 – përballja e parë e “Tre Luanëve” në Mynih pas 21 vitesh.
Forcat e sigurisë fillimisht ishin të shqetësuara për mundësinë e trazirave nga tifozët përpara ndeshjes të së mërkurës dhe tani janë bërë shtatë arrestime për vepra të ndryshme.
Tre tifozë u arrestuan për një përshëndetje naziste, dy të tjerë për provokim të policisë, një për përdorim të një mjeti piroteknik në një dhomë hoteli.
Anglia synon të rikthehet nga humbja 1-0 ndaj Hungarisë në ndeshjen e së mërkurës, ndërsa skuadra e Hansi Flick u ndal me një barazim 1-1 nga Italia në ndeshjen hapëse.

Back to top button