Së shpejti për fansat e Queen një këngë e padëgjuar më parë e Mercury

Anëtarët e bendit Queen, Brian May dhe Roger Taylor, para koncertit që u mbajt në kuadër të jubileut platin dedikuar Mbretëreshës së Britanisë Elizabeta II,  zbuluan për fansat e tyre se së shpejti do të lansojnë një këngë të padëgjuar më parë të ikonës tashmë të ndjerë të muzikës, Freddie Mercury.
Sipas tyre, kënga do të lansohet në muajin shtator të këtij viti.
Ata në një intervistë për BBC Radio thanë se duke kërkuar në veprat e tija kanë hasur në një thesar të vogël të Mercury. Sipas tyre, kënga është nga sesionet muzikore gjatë realizimi të albumit “The Miracle”.
“The Miracle” është albumi i 13-të i Queen, që u lansua në vitin 1989.
Gjatë një interviste në radio BBC me DJ Mike në atë kohë, Mercury kishte treguar se kanë incizuar 30 këngë derisa kanë punuar për albumin “The Miracle”.
Në anën tjetër, Taylor për BBC Radio në intervistën e fundit ka thënë se kënga që do të lansohet është shumë e mirë, pasionante.
Që prej vdekjes së Mercury në vitin 1991, bendi Queen ka lansuar disa këngë të padëgjuara më parë të tij, përfshirë këtu këngën e vitit 2014 “Queen Forever”.
Këngëtari Adam Lambert interpreton si vokalist i bendit Queen që prej vitit 2011. Ai gjatë koncertit në Jubileun Platin interpretoi një radhë hitesh të Queen, si “We Will Rock You”, “Don’t Stop Me Now” dhe “We Are the Champions”.
Queen dhe Lambert tani për tani janë në turne bashkë./21Media

Back to top button