Arrestohen të burgosurit që u arratisën nga Qendra Korrektuese në Lipjan
Janë arrestuar dy të burgosurit që janë arratisur sot nga Qendra Korrektuese në Lipjan, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës(SHKK).
“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK për të arratisurit A.K dhe SH.XH, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtit”, ka bërë të ditur SHKK.
Personat e arrestuar nga Policia e Kosovës janë dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme./21Media