Kaloni te përmbajtja kryesore

Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan

 
Shërbimi Korrektues i Kosovës(SHKK), ka njoftuar se sot rreth orës 14:40, nga Qendra Korrektuese Lipjan janë arratisur dy të burgosur, A.K dhe SH.XH.
Dy të burgosurit janë tē dënuar me masë edukuese korrektuese.
“A. K, është i denuar me një vit për vepra penale dhunë në familje, ndërsa SH.XH është i denuar me dy vite për veprën penale, asgjesim apo demtim i pasuris, vjedhje”, ka njoftuar SHKK.
Aktualisht, janë duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te arratisja, ndërsa për rastin janë njoftuar Policia e Kosovës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button