Arrestohen tetë zyrtarë policorë për disa vepra penale

 

Tetë zyrtarë policorë janë arrestuar sot në mëngjesin e hershëm të dyshuar për veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike”, “Ushtrimi i ndikimit”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substance narkotike”.

Ky aksion u realizua në bashkëpunim të ngushte mes Prokurorisë Themelore të Prishtinës dhe Inspektoratit policor të Kosovës.

“Personat e arrestuar janë me inicialet; D.M, M.G, V.F, V.B, V.SH, R.S, B.J dhe M.K.  Aksioni i sotëm është realizuar edhe falë bashkëpunimit të qytetarëve me Prokurorin e Shtetit dhe IPK-në.​”, thuhet në njoftimin e prokurorisë./21Media

 

Back to top button