Salih Mustafa del sot para Speciales

 

Sot duke filluar nga ora 11:00 do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes së ish-shefit të Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa, i njohur gjatë luftës si komandant Cali,

Kjo u bë e ditur nga një njoftim nga Dhomat e Specializuara.

Mustafa muaj më parë në sallën e gjyqit në Hagë është deklaruar i pafajshëm për të gjitha aktakuzat me të cilat akuzohet.

Ai është arrestuar më 24 shtator të vitit të kaluar dhe menjëherë është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Mustafa është i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale. /21Media

Back to top button