Arrestohen tre llapjanë, u gjendet drogë, telefona e para

Tre burra janë arrestuar dje në Podujevë, sepse gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 2.3 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tre telefona dhe 75 euro.
“Lidhur me rastin në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit janë gjetur edhe 19 paketime prej 24 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, gjashtë pako letra rizlla për mbështjelljen dhe përdorimin e marihuanës dhe dy telefona celular.”, ka informuar policia.
Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje./21Media

Back to top button