Arrestohet 21-vjeçari pasi u martua me një të mitur

Është arrestuar një 21-vjeçar në Zubin Potok, i cili dyshohet se është martuar me një të mitur.

Babai i të miturës e kishte raportuar më 11 mars vajzën si të zhdukur, ku më vonë ajo kishte lajmëruar nënën e saj së është martuar me të dyshuarin.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e tij e mitur nga data e lart-cekur ishte larguar nga shtëpia, më vonë kishte lajmëruar nënën e saj se ishte martuar me një person të moshës 21 vjeç”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin, pasi është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar, në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button