Arrestohet një i dyshuar për ‘falsifikim parash’, konfiskohen mbi 10 mijë euro

Një 37 vjeçar me inicialet A.A nga fshati Shakovicë të Podujevës është arrestuar për falsifikim parash.

Sipas njoftimit, i dyshuari kishte ofruar për shitje policisë 5 mijë copë nga 2 euro.

Këto 10 mijë euro A.A synonte t’i shiste për 6 mijë euro.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, përkatësisht nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike, më 15.03.2024 kanë zbatuar Urdhëresën për ‘Masa të fshehta hetimore’, përkatësisht ‘Blerja e simuluar e artikujve, shërbimeve ose sendeve’, të lëshuar më 14.03.2024 nga Prokuroria Themelore Prishtinë. Gjatë zbatimit të urdhëresës, në fshatin Shakovicë të Podujevës, i dyshuari A.A., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar), gjatë realizimit të masave të fshehta të hetimit nga hetuesit policorë, ka ofruar për shitje 5000 copë monedha nga 2 euro (5000×2=10000). I dyshuari këtu monedha synonte t’i shiste për 6 mijë euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia, gjatë kontrollit në veturën e tij, kanë gjetur dhe sekuestruar:
• 5000 x 2 € monedha, dyshohet të jenë të falsifikuara,
• 3 kartëmonedha nga 20 euro, dyshohet të jenë të falsifikuara,
• Vetura e përdorur nga i dyshuari dhe
• Një telefon celular.

I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button