Mjekja kanoset nga pacienti, i dyshuari lirohet
Një grua në Lepsaviq është ankuar se në vendin e saj të punës në QKMF në Soqanicë të Leposaviqit është kanosur nga një pacient.
Ndërkaq i dyshuari është arrestuar, por me vendim të prokurorit dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Ankuesja femër kosovare mjeke në QKMF, ka informuar se është kanosur në vendin e saj të punës nga pacienti mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media