Arrestohet 24 vjeçari që kërkohej nga Policia

Policia e Kosovës ka arrestuar një person sot rreth orës 06:20, në fshatin Rakaj të Ferizajt.
V.SH., 24 vjeçar, ishte i kërkuar në bazë të katër urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyjeve”, me dënim burgimi prej gjashtë muajve e dhjetë ditë.
Policia, të njëjtin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit dërgohet në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button