Arrestohet 25 vjeçari në Shtime, i kërkuar për posedim të narkotikëve
Policia e Kosovës ka arrestuar sot një 25 vjeçar në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime. Ai ishte i kërkuar nga Gjykata për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, me dënim burgimi prej tetë muajve.
“Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nga një informacion të pranuar inteligjent, sot rreth orës 09:15 në rrugën “Tahir Sinani” në Shtime ka arrestuar një person me inicialet A.M (M/K), 25 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ me dënim burgimi prej tetë (8) muajve”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?