Arrestohet 31-vjeçari, pranoi se për katër muaj ka kryer gjashtë vjedhje të rënda

Nëpunësit e policisë dje kanë arrestuar një person nga fshati Gabrevci, i cili në bisedë informative pas arrestimit, ka pranuar se ka kryer gjashtë vepra penale “vjedhje e rëndë”.

“Dje në Shtip, nëpunësit e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme Shtip kanë privuar nga liria I.A. (31) nga fshati Gabrevci, Komuna Konçe, i cili është kërkuar nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Radovish, për shkak të ekzistimit të dyshimit se është autor i më shumë veprave penale në rajonin e Radovishit. Në bazë të urdhëresës gjyqësore është kryer bastisje në shtëpinë e tij në fshatin Gabrevci , gjatë së cilës janë gjetur sende të cilat kanë prejardhje nga veprat penale”, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç theksojnë nga MPB-ja, me të është realizuar bisedë zyrtare gjatë së cilës ai ka pranuar se në rajonin e digës “Mantovo”, komuna Konçe, ka kryer gjashtë vepra penale “vjedhje e rëndë” dhe një vepër penale “vjedhje”, të denoncuara në harkun kohor nga tetori i vitit 2023 deri në janar të vitit 2024.

Nga MPB-ja kumtuan se personi është në mbajtje në hapësirat e Stacionit Policor Radovish, për rastin në fjalë është informuar Prokurori publik nga PTHP Radovish dhe kundër tij janë parashtruar kallëzime përkatëse sipas nenit 236 dhe nenit 235 të Kodit Penal./TV21

Back to top button