Çitaku: Liderët shtetrorë joserioz, të papërgjegjëshëm, qesharak

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka kritikuar ashpër liderët e institucioneve të Kosovës për ndryshimin e qëndrimeve në raport me dialogun Kosovë-Serbi.

Ajo i ka quajtur të papërgjegjshëm dhe joserioz liderët e shtetit në lidhje me këtë çështje.

“Është i mirë propozimi i BE për asociacionin; Jo nuk është i mirë propozimi i BE; E kemi pranuar propozimin e BE; Nuk e kemi pranuar propozimin e BE; S’ka autonomi për serbët e Kosovës; Ka autonomi për serbët e Kosovës; Lajçak është i mirë; Lajçak është i keq. Ju jeni joserioz, të papërgjegjëshëm, qesharak. E fatkeqësisht për shkak të pozitave institucionale që mbani, ju jeni të dëmshëm. Ju jeni joserioz, të papërgjegjëshëm, qesharak. E fatkeqësisht për shkak të pozitave institucionale që mbani, ju jeni të dëmshëm”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”./21Media

Back to top button