Arrestohet 35 vjeçari që e vodhi naftën nga ekskavatori, në pranga edhe shtetasi që e përvetësoi naftën e vjedhur

Një 35 vjeçar u arrestua sot në Tiranë, sepse vodhi sasi të konsiderueshme të naftës nga ekskavatori, ndërsa u arrestua edhe një shtetas që e përvetësoi naftën e vjedhur.
Siç informoi Policia e Shtetit, të arrestuarit janë: J. S., 35 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Vjedhja” dhe P. K., 31 vjeç, banues në Vorë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.
“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi J. S., ka vjedhur rreth 172 litra karburant, nga ekskavatori i një firme ndërtimi dhe më pas ia ka shitur shtetasit P. K., i cili ishte në dijeni që karburanti që kishte blerë, ishte i vjedhur.”, bëri të ditur Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./21Media

Back to top button