Ferrari që qëndroi në garazh për 40 vjet, u shit për 110 mijë funte

Një Ferrari i ndryshkur, por i rrallë është shitur për 110,000 funte në ankand, pavarësisht se ka nevojë për më shumë se sa është shpenzuar për të për ta restauruar. Ofertuesit u çmendën për Ferrari 250 GTE të vitit 1962, edhe pse kishte vrima në dysheme dhe pa sedilje të përparme.
Makinat në gjendje të mirë vlejnë disa qindra mijëra funte, por kjo ishte mjerisht e lënë të kalbet në një hambar për më shumë se 40 vjet, transmeton rtv21.tv.
Pronari origjinal e ngiste atë për një dekadë përpara se ta vendoste në ruajtje për riparime të vogla që nuk ndodhën kurrë.
Drejtuesi i ankandit Matthew Parkin u informua për Ferrarin në një fermë në Uellsin Perëndimor pasi një shok e pa atë në sfondin e një fotoje të një makine tjetër, raporton Mirror. Kur Matthew e vizitoi, GTE ishte në një gjendje kaq të keqe sa një derë u shkëput në dorën e tij kur shkoi ta hapte.
E pavarësisht gjendjes së rëndë, për këtë veturë kishte interesim të madh në shtëpinë e ankandeve Brightwells of Leominster./21Media

 

Back to top button