Arrestohet 39-vjeçari pasi detyroi të miturit të kërkojnë lëmoshë

Mbrëmë rreth orës 19:30 Policia e Kosovës ka arrestuar një 39 vjeçar nën dyshimin për veprën Trafikim me njerëz dhe ka identifikuar nëntë persona kryesisht të mitur  lëmoshëkërkues.
Pas një aksioni të zhvilluar në një shtëpi të braktisur, në rrugën  Zenel Salihu” në Prishtinë janë sekuestruar, një sasi e parave mbi 1000 euro, dy telefona, 3.40 gr substancë narkotike dhe një thikë.
“B. S mashkull 39 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, pas përfundimit të procedurave policore me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës./21Media
Back to top button