Arrestohet 41 vjeçari që ishte në arrati

Është arrestuar një i dyshuar në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Bedri Gjini” në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, 41 vjeçari, shtetas i Kosovës, i dënuar me burgim nga gjykata u arrestua dhe u dërgua në vuajtje të dënimit.

“Vetëm në gjysmën e parë të muajit nëntor strukturat e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, në vijimësi të angazhimeve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale si dhe vënien para drejtësisë së personave të implikuar në aktivitetet kriminale, kanë realizuar 340 urdhëresa aktive të të gjitha formave, përfshirë këtu urdhëresat me burg, urdhër arrestet si dhe letër rreshtimet”, informoi Policia e Kosovës./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button