Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra, gjëra ushqimore me vlerë rreth 14 mijë euro

Policia e Kosovës ka parandaluar sot në Mitrovicë një rast të kontrabandimit me mallra.
Në njoftim bëhet e ditur se sot, rreth orës 13:30, gjatë patrullimit dhe vëzhgimit të terrenit në Mitrovicë, është pikasur një automjet transportues (furgon) me targa vendore me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabandë me mallra.
Policia ka arritur ta ndaloj automjetin të cilin e drejtonte një mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit, të ngarkuar në automjet janë gjetur 1 mijë e 40 pako me gjëra ushqimore me vlerë rreth 14 mijë euro.
“Malli dyshohet që është i kontrabanduar, andaj rasti është adresuar te Dogana e Kosovës që të trajtohet më tej”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje thuhet se Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganës e Kosovës do të vazhdojnë aktivitetet e përbashkëta me qëllim të parandalimit të krimit dhe kontrabandës së mallrave./21Media

Back to top button