Arrestohet 45 vjeçari në Fushë Kosovë, po ekspozonte armën në rrugë
Është arrestuar sot një person i dyshuar, pasi që në rrugë po u ekspozonte një armë zjarri dy personave të tjerë me të cilët ishte i shoqëruar.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 16:30 në Fushë Kosovë.
“Kjo ngjarje është vërejtur nga një hetuese policore, e cila ishte jashtë detyrës zyrtare. E njëjta pasi është prezantuar si zyrtare policore, ka kërkuar nga i dyshuari që të nisen drejt stacionit policor”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia tutje ka njoftuar se personi i dyshuar, ka tentuar që gjatë rrugës të ikë, mirëpo zyrtarja ka reaguar shpejtë, është vënë në ndjekje të tij dhe ka arritë që të arrestoj personin e dyshuar si dhe t’i sekuestroj armën e zjarrit.
Ndaj personit të dyshuar është iniciuar rasti për armëmbajtje pa leje. Pas përfundimit të veprimeve të nevojshme policore rasti do të procedohet në koordinim me prokurorin e shtetit./21Media
