​Pezullohet mjeku në Lipjan, deklaroi rrejshëm se nuk funksionon EKG-ja

 
Mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare të Lipjanit, Faruk Gashi, është pezulluar nga puna me vendim të autoriteteve lokale pasi ka deklaruar rrejshëm se disa aparatura ishin jashtë funksionit.
“Drejtori i Drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Shkelzen Hajdini ka suspenduar nga puna mjekun Faruk Gashi, mjekë i përgjithshëm. Pas konstatimit nga Drejtori QKMF-së dhe Shefi i Urgjencës në Lipjan se ekziston aparatura e nevojshme dhe EKG është në funksion si në QKMF ashtu edhe në Urgjencë, është suspenduar mjeku Faruk Gashi, mjekë i përgjithshëm, për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjësisë kur ai deklaron rrejshëm se EKG është jashtë funksionit”, bëhet e ditur në njoftimin e Komunës së Lipjanit.
Në njoftimin e Komunës së Lipjanit thuhet se askush nuk do të tolerohet që për arsyeje të neglizhencës, papërgjegjësisë ose arsyeje tjera të sillet papërgjegjshëm ndaj pacientëve.
Ky rast do të vazhdojë në procedura të rregullta ligjore./21Media

Back to top button