Reagon Kuka pas medaljes së argjendtë të Distrias: Kosova prapë me medalje!

 
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë, pasi u mposht në finale nga francezja Amandine Buchard.
Me këtë rast ka reaguar edhe trajneri Driton Kuka, i cili tha se Parisi tash e 10 vjet flet shqip falë kampionëve tonë.
“Grand Slam Paris …Kosova prapë me medalje! Gara më e bukur e sportit të xhudos që organizohet gjatë vitit! Më në fund palestra e mbushur plot me spektatorë afêr 12.000! Distria e argjendtë me shkëlqim të artë! Një përshendetje nga tri të Artat tona! Parisi tash më se 10 vjet flet shqip fal kampionëve tonë! Kosova mbi të gjitha ….”, ka shkruar Kuka në Facebook.
Në garën deri te medalja e argjendtë, Distria në raundin e parë kaloi pa luftë, kurse në raundin e dytë e mposhti francezen Anais Mosdier. Në çerekfinale, e arta olimpike e mposhti xhudisten nga Britania e Madhe Chelsie Giles, kurse në gjysmëfinale siguroi fitore kundër zviceranes Fabienne Kocher. Me të arriturat e sotme, Distria Krasniqi arrin të fitojë edhe 700 pikë të reja olimpike./21Media

Back to top button