Arrestohet 66 vjeçari pasi kanosi 79 vjeçarin

Policia ka informuar se mbrëmë në Brezovicë ka arrestuar një 66 vjeçar, sepse ka kansosur një 79 vjeçar.
Siç ka informuar policia, deri te incidenti ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje gjatë parkingut të automjeteve të tyre.
“Stacioni policor në Shtërpcë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:00 ka pranuar një informacion,  se në vendin e quajtur ‘’Zona e vikendit ‘’ në Brezovicë është një rast i kanosjes. Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet SH.D (M/K) i moshës 66 vjeçar, i cili kishte kanosur personin tjetër me inicialet F.D ( F/K) e moshës 79 vjeçare.”, ka informuar policia.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore./21Media

Back to top button