Grabitje në një pompë të derivateve në Obiliq

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se teksa ishte duke punuar në pikën e derivateve, dy persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës, i kanë grabitur një telefon celular, 100 euro kesh para, si dhe disa pako të cigareve.
Ngjarja ka ndodhur në Obiliq të hënën rreth orës 01:50.
Pas grabitjes të dyshuarit janë larguar këmbë në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti është duke vazhduar të hetohet./21Media

Back to top button