Arrestohet aktori amerikan për ngacmim dhe sjellje të papërshtatshme
Aktori amerikan Ezra Miller i cili luan në filmin e ardhshëm të DC “The Flash” është arrestuar në Hilo, Haëaii.
Ai akuzohet për sjellje të pahijshme dhe ngacmim pas një incidenti në një lokal, sipas policisë atje.
Departamenti i Policisë iu përgjigj ankesës së një klienti.
Siç ka njoftuar Policia, Miller u nervozua gjersa klientët këndonin karaoke dhe filluan të bërtasin.
Ai ia rrëmbeu mikrofonin 23 vjeçares që po këndonte dhe e hodhi drejt një burri.
Lirimi me kusht ishte 500 dollarë. Aktori ka paguar dhe është liruar nga paraburgimi./21Media