Arrestohet babai i cili i dërgoi substanca narkotike djalit në Burgun e Dubravës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Qendrën korrektuese në Dubravë, nën dyshimin se i njejti në rrobat e djalit të cilat ia kishte dërguar, kishte futur 4.4 gram substancë narkotike.

Substanca e dyshuar është sekuestruar nga zyrtarët policor.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se përderisa i kishte dërguar rroba djalit të tij i cili është në vuajtje të dënimit, në to kishte futur një sasi prej 4.4 gram substancë e dyshuar narkotike e cila është gjetur gjatë kontrollit dhe është sekuestruar nga zyrtarët policorë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka nxjerr aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, mirëpo për shkak të gjendjes shëndetësore i dyshuar vazhdon trajtimin në Spitalin Rajonal të Pejës nën sigurimin e policisë”, thuhet në raportin e policisë./21Media

Back to top button