Arrestohet babai që rrahu vajzën e tij

Është arrestuar një person në Istog, pasi dyshohet se e ka rrahur vajzën e tij.

Policia ka bërë të ditur se vajza ka pësuar lëndime dhe e njëjta ka marrë trajtim mjekësor.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se me datën dhe kohen e lartcekur është rrahur nga prindi i saj. Viktima kishte pësuar lëndime dhe të njëjtës i është dhënë tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të policisë./21Media

Back to top button